Ndërlidhjet

Merkel viziton Kroacinë dhe Serbinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 22 gusht viziton Kroacinë.

"Vizita e Merkelit konfirmon marrëdhëniet e veçanta midis Gjermanisë dhe Kroacisë", tha ministri i Jashtëm kroat, Goran Jandrokoviq, duke bërë publik lajmin.

Ai tha se kancelarja gjermane arrin në kohën kur Kroacia pritet të nënshkruajë traktatin për aderim në Bashkimin Evropian. Shteti kroat do të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në korrik të 2013-ës.

Gjatë turneut të saj dyditor në Ballkan, Merkel do të vizitojë edhe Serbinë, më 23 gusht, për të biseduar me zyrtarët e lartë të shtetit serb.

Mësohet se bisedimet e Merkelit me presidentin serb, Boris Tadiq, dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviq, pos tjerash, do të prekin edhe tensionet e fundit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG