Ndërlidhjet

logo-print

Bullgaria përkrah Kosovën në lidhje me reciprocitetin


Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të vizitës së saj bërë Bullgarisë, është takuar me ministrin bullgar të Bujqësisë dhe Ushqimit, Mirosllav Naidenov.

Qëllimi i takimit ka qenë thellimi i rrugëve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në kuadër të sektorit të produkteve bujqësore, pasi Bullgaria konsiderohet si njëri ndër prodhuesit kryesor të produkteve të industrisë ushqimore në rajon, thuhet në kumtesën e MTI-së dërguar mediave.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të thellojë edhe më tepër bashkëpunimin tregtar në fushën e bujqësisë me të gjitha vendet që kanë kapacitete prodhuese. Kjo vlen posaçërisht në këtë kohë kur kemi vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën dhe kemi një treg potencial prej 400 milionë eurosh në vit, i cili duhet zëvendësuar me produkte të vendeve tjera”, tha ministrja Kusari Lila gjatë takimit.

Ndërkaq, ministri Naidenov citohet të ketë thënë se Bullgaria e ka përkrahur Kosovën edhe në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe vazhdon ta përkrahë fuqimisht edhe sa u përket masave të reciprocitetit.
XS
SM
MD
LG