Ndërlidhjet

Rritje e lehtë në tregjet amerikane dhe evropiane


Rezervat e SHBA-së kanë pësuar rritje të lehta pas rënies për 4 për qind të mërkurën.

Indeksi Dow Jones është rritur për 370 pikë ose 3.5 për qind pas humbjes së 520 pikëve një ditë më parë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tregjet evropiane, ku indeksi Europe Stoxx 600 ka mbyllur ditën me 2.5 për qind rritje.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, do të takojë të martën e ardhshme kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar krizën e borxhit në Eurozonë dhe parandalimin e saj nga përhapja e mëtutjeshme.
XS
SM
MD
LG