Ndërlidhjet

SHBA dhe Turqia bëjnë thirrje për paqe në Siri


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, kanë rënë dakord për nevojën e një "tranzicioni drejt demokracisë" në Siri.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit kanë folur me telefon të enjten.

Siç thuhet nga zyrtarët amerikanë, administrata Obama po shqyrton mundësinë nëse do të bëjë thirrje më të drejtpërdrejtë për Asadin për ta lënë pushtetin.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar se edhe vendet të tjera duhet shtuar zërat me kërkesen që Asad të japë dorëheqjen.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë disa herë se Asad e ka humbur legjitimitetin e tij për të qeverisur.

Rreth 2,000 njerëz besohet të jenë vrarë dhe mijëra të tjerë të jenë arrestuar në Siri, që nga fillimi i protestave kundër regjimit, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG