Ndërlidhjet

Londra në gjendje gatishmërie


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka thënë se 16 mijë policët shtesë do të mbesin në rrugët e Londrës gjatë gjithë fundjavës.

Zyrtarët, ndërkohë, kanë njoftuar për vdekjen e një personi 68-vjeçar, i cili u sulmua të hënën gjatë trazirave në Londër.

Kjo është vdekja e pestë që ka ndodhur nga trazirat në Britani.

Duke folur për trazirat, Kameron ka premtuar se vendi nuk do të goditet nga bandat dhe, siç ka thënë ai, shkelësit e ligjit do të dënohen.

Kameron gjithashtu ka deklaruar se policia në ditën kur kanë nisur trazirat, nuk ishte përgjigjur në mënyrë adekuate.

Kameron ka mohuar se trazirat kanë ndonjë motiv politik.

Ai ka thënë se Anglia është viktimizuar nga kriminelë të thjeshtë që kanë vjedhur dhe vënë zjarre.
XS
SM
MD
LG