Ndërlidhjet

Afganistan, vriten edhe dy ushtarë të NATO-s


NATO-ja tha se edhe dy ushtarë të saj janë vrarë të enjten në Afganistan, duke çuar në shtatë numrin e viktimave të huaja brenda ditës.

Aleanca tha se njëri ushtar është vrarë në sulmin e kryengritësve në jug të vendit, por nuk dha detaje për kombësinë e tij.

Ministria e Mbrotjes në Francë tha se viktima e dytë ishte një ushtar francez, i cili u vra pas shpërthimit të bombës në anë të rrugës, në provincën Kapisa.

Pentagoni ka njoftuar të enjtën se pesë trupa amerikane kanë humbur jetën nga një shpërthim në jug të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG