Ndërlidhjet

logo-print

Londër, 600 të akuzuar për trazirat


Autoritetet londineze thonë se rreth 600 persona akuzohen në lidhje me trazirat e kësaj jave në kryeqytetin britanik.

Mbi 1,700 njerëz janë arrestuar në gjithë Britaninë për plaçkitje dhe zjarrvënie gjatë katër netëve të tërë.

Gjykatat në Londër, Birmingham dhe Mançester kanë qëndruar hapur për të dytën natë me radhë për t'u marrë me qindra autorë të dyshuar.

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë trazirave, ndërsa policia po heton tre të dyshuar për vrasje.

Kameron premtoi se vendi nuk do të goditet nga bandat, ndërsa ata që thyejnë ligjin, shtoi ai, do të ndëshkohen.
XS
SM
MD
LG