Ndërlidhjet

Shënohet 10-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit


Në Ohër ka filluar menifestimi kryesor i shënimit të 10-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Në shënimin e këtij përvjetori marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të partive politike nga Maqedonia, si dhe zyrtarë të lartë ndërkobmëtarë, përfshirë ndërmjetësit, Xhejms Perdju dhe Alen Le Roa, si dhe zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riker.

Përmes një komunikate të përbashkët, drejtuesit e misioneve diplomatike të BE-së, SHBA-së, NATO-s dhe OSBE-së kanë theksuar rëndësinë e madhe që ka Marrëveshja e Ohrit për Maqedoninë, pasi ndërpreru luftën e vitit 2001.

”Maqedonia sot shënon pa përparim të theksuar në drejtim të krijimit të një shoqërie stabile, multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale. Partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe në aspiratat për anëtrësim në NATO dhe BE ”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
XS
SM
MD
LG