Ndërlidhjet

Kryeministrja kroate viziton Kosovën


Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, me ftesë të homologut kosovar, Hashim Thaçi, më 24 gusht do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe do të hapë forumin kroato-kosovar të biznesit.

Kosor do të vizitojë edhe komunitetin kroat në Janjevë dhe do të takojë ushtarët e Kroacisë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë kroate, të cilën e transmeton agjencia Hina.

"Qeveria kroate do të vazhdojë të nxisë politikë që është në marrëveshje me aleatët tanë në NATO dhe BE - e ajo ka të bëjë me mbështetjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, respektimin e të drejtave të pakicave dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës", thuhet në kumtesë.
XS
SM
MD
LG