Ndërlidhjet

logo-print

Forcat siriane hapin zjarr ndaj protestuesve


Trupat siriane kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në qytetin Deir el-Zor, të cilët ishin tubuar pas lutjeve të së premtes. Nuk ka ende informacione për viktima eventuale.

Aktivistët e të drejtave thonë se më herët janë vrarë dy njerëz - njëri në qytetin Khan Sheikhon dhe tjetri në periferi të Damaskut.

Dhuna e fundit vjen përkundër presionit ndërkombëtar ndaj presidentit Bashar al-Asad për t'i dhënë fund goditjes vdekjeprurëse.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Kinës, Rusisë dhe Indisë t’iu bashkohen përpjekjeve për të vendosur sanksione kundër regjimit sirian. Ajo po ashtu ka kërkuar nga Moska të ndalojë shitjen e armëve në Damask.

“Ajo çfarë duhet të ndërmarrim për të bërë presion mbi Asadin, janë sanksionet në industrinë e naftës dhe të gazit. Ne duam që Evropa të ndërmarrë më shumë hapa në këtë drejtim. Duam që edhe Kina, edhe India t’i ndërmarrin këta hapa, sepse India dhe Kina kanë investime të mëdha energjetike brenda Sirisë”, tha Klinton.

Agjencia e lajmeve Anatolia njoftoi sot se presidenti turk, Abduallah Gyl, i ka dërguar letër homologut sirian, përmes së cilës e ka paralajmëruar "që të zbatojë reformat derisa të mos jetë shumë vonë".

Rreth 2,000 njerëz besohet të jenë vrarë që nga shpërthimi i trazirave në muajin mars.
XS
SM
MD
LG