Ndërlidhjet

Jemen, protesta pro dhe kundër Salehut


Qindra-mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qyteteve kryesore të Jemenit, duke protestuar pro dhe kundër qeverisë.

Turmat që mbanin flamuj të Jemenit brohorisnin parulla kundër presidentit Ali Abdullah Saleh, ndërkohë që mijëra besnikë të tij ishin mbledhur për lutjet e së premtës në xhaminë pranë pallatit presidencial.

Saleh, i cili po shërohet në Arabinë Saudite, pas një tentative për ta vrarë, vazhdon të mbajë pushtetin, me gjithë protestat masive që zgjasin për plot gjashtë muaj.

Pavarësisht mungesës, ai nuk i ka transferuar kompetencat te nënpresidenti Hadi Abdrabuh Mansur.

Saleh ndodhet në pushtet që nga viti 1978.
XS
SM
MD
LG