Ndërlidhjet

Rusia akuzon dy mjekë për "rastin Magnicki"


Rusia ka akuzuar dy mjekë të burgut në lidhje me vdekjen e avokatit Sergej Magnicki në një burg të Moskës.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioni Hetues, i cili tha se ka "zbuluar lidhje të drejtpërdrejtë mes vdekjes së Magnickit dhe dy mjekëve".

Avokati 37-vjeçar vdiq nga një sëmundje e patrajtuar në nëntor të 2009-ës në burg, ku ishte në pritje të gjykimit për "evazion fiskal".

Përkrahësit thonë se shëndeti i tij është lënë qëllimisht pas dore, në përpjekje për të heshtur avokatin që kishte akuzuar disa zyrtarë rusë për keqpërdorim të taksave.
XS
SM
MD
LG