Ndërlidhjet

Veriu - temë e dialogut?!


Leposaviq, 11 gusht 2011.
Leposaviq, 11 gusht 2011.
Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, analistët e politikave të Ballkanit japin vlerësime të ndryshme lidhur me figurimin e veriut si temë eventuale e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Disa thonë se tani janë pjekur kushtet për të diskutuar për veriun, ndërsa të tjerët thonë se pas ngjarjeve në veri, ka humbur besimi ndërmjet palëve të përfshira në dialog.


Njohësit e çështjeve të Ballkanit kanë mendime të ndryshme lidhur me fazën e ardhshme të dialogut në mes të Prishtinës e Beogradit.

Nga Brukseli bëjnë të ditur se dialogu në mes të palëve është caktuar të rinisë në shtator të këtij viti, porse nuk janë caktuar ende temat e diskutimit.

Njohësit e rrethanave politike thonë se ngjarjet që pasuan aksionin policor të 25 korrikut në veri të Mitrovicës, kanë ndikuar në mënyra të ndryshme në pritjet dhe gatishmërinë e delegacionit kosovar dhe atij serb për raundin e gjashtë të dialogut.

Publicisti britanik, Tim Xhuda, hodhi poshtë idenë që veriu të jetë temë e diskutimit të dialogut në këtë fazë.

“Nuk mendoj se ideja e dialogut ka qenë që të zgjidhen çështje të mëdha politike, siç është veriu. Mendoj se ideja ka qenë që të zgjidhen ato që mund të zgjidhen si pikënisje, e posa të ndodhë ajo, të lëvizet drejt çështjeve më të mëdha. Nuk mendoj se zgjidhja e çështjeve si veriu është ideja e dialogut në këtë fazë”, u shpreh Xhuda.

Ai tha se mungesa e rezultateve konkrete në kuadër të dialogut që është zhvilluar deri më tani, pamundëson krijimin e një pajtueshmërie për çështjen e veriut.
...kur flasim për besimin dhe gatishmërinë, gjithçka është kthyer mbrapa.

“Nëse ato gjëra janë zbatuar suksesshëm, atëherë ka një raund tjetër për çështjet si vulat doganore. E, nëse kjo zbatohet suksesshëm, mund të vazhdohet me çështje më të mëdha. Por, kur flasim për besimin dhe gatishmërinë, gjithçka është kthyer mbrapa”.

“Nuk shoh se si mund të zgjidhen çështjet më të mëdha tani, kur ka humbur besimi që ishte krijuar në muajt e parë”,
tha Xhuda.

Edhe pse vazhdon të figurojë si opsion i mundshëm në skenën politike në Beograd, autoritetet vendore e ndërkombëtare kanë hedhur kategorikisht poshtë idenë e ndarjes së veriut.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, tha se Serbia duhet të pajtohet me faktin që veriu të rikthehet nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.

Ajo theksoi se do të jetë në të mirën e të dyja vendeve të arrihet një zgjidhje për veriun në vazhdim të dialogut.

Sonja Biserko
“Shihet që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur për këtë, çfarë do të thotë se kontrolli mbi veriun e Kosovës duhet të vendoset gradualisht nën Prishtinën - kjo dukshëm do të lëvizë në atë drejtim. Pjesë e çështjes së sovranitetit është dhe çështja financiare, sepse disa grupe kanë përfituar sikurse nga ana serbe, ashtu dhe nga ajo shqiptare. Andaj, mendoj se është çështje e kohës”.

“Serbia po humb shumë, e gjithashtu Kosova, duke i humbur mundësitë e komunikimit me Bashkimin Evropian sa i përket statusit të tyre të ardhshëm në BE. Mendoj se edhe Serbia, por edhe Kosova nuk kanë asnjë alternativë tjetër, përveçse të vazhdojnë rrugën e tyre drejt BE-së”,
u shpreh Biserko.

Dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit nisi në mars të këtij viti. Gjatë pesë takimeve që kanë zhvilluar delegacionet e vendeve përkatëse, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është biseduar për çështjet si: regjistri civil, kthimi i dokumenteve kadastrale, CEFTA, telekomunikacioni e energjia elektrike, personat e pagjetur, trashëgimia kulturore e fetare dhe të tjera.

Lexoni edhe këtë:
Serbët e ndarë rreth dialogut
XS
SM
MD
LG