Ndërlidhjet

FIFA heton 16 zyrtarë


Federata Botërore e Futbollit FIFA ka hapur hetime kundër 16 zyrtarëve të Federatës së Futbollit në Karaibe, që dyshohen se janë të përfshirë në rastin e kreut të Konfederatës Aziatike të Futbollit, Muhamed Bin Hamam.

Zyrtarët dyshohen të kenë ofruar apo marrë mijëra dollarë për të mbështetur Bin Hamamin në garën për presidencën e FIFA-s.

Kjo e fundit tha se rastet sugjerojnë "shkelje të qartë të etikës", duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së rasteve të reja.

Bin Hamam do të sfidonte Xhozef Blaterin në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në muajin qershor, por u tërhoq nga gara pas akuzave se ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve për të votuar në favor të tijin.
XS
SM
MD
LG