Ndërlidhjet

Njëmbëdhjetë të vrarë në Siri


Forcat siriane të sigurisë kanë vazhduar goditjen e përgjakshme ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Aktivistët thonë se të paktën 11 persona kanë humbur jetën në protestat që zunë vend pas lutjeve të së premtes.

Pesë veta janë vrarë jashtë kryeqytetit të Damaskut, një në Homs, një tjetër në Hama, dy në Alepo, një në Deir el-Zour dhe një në provincën Idlib.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana tha se dy policë janë vrarë në periferi të Damaskut gjatë përleshjeve me armë zjarri.

Dhuna e fundit vjen përkundër presionit ndërkombëtar ndaj presidentit Bashar al-Asad për t'i dhënë fund goditjes vdekjeprurëse.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u tha gazetarëve në Uashington se regjimi i Asadit "tashmë është i paligjshëm".

"Presidenti Asad e ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr dhe është e qartë se Siria do të ishte më mirë pa të", tha Klinton.

Agjencia e lajmeve Anatolia njoftoi sot se presidenti turk, Abduallah Gyl, i ka dërguar letër homologut sirian, përmes së cilës e ka paralajmëruar "që të zbatojë reformat derisa të mos jetë shumë vonë".

Rreth 2,000 njerëz besohet të jenë vrarë që nga shpërthimi i trazirave në mesin e muajit mars
XS
SM
MD
LG