Ndërlidhjet

Londër, mbi 1.900 të arrestuar


Policia britanike tha se janë arrestuar më shumë se 1,900 persona, ndërsa rreth gjysma e tyre akuzohet për trazirat e kësaj jave në vend.

Gjykatat në Londër, Birmingham dhe Mançester kanë qëndruar hapur për të dytën natë me radhë për t'u marrë me qindra autorë të dyshuar.

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë trazirave, ndërsa policia po heton tre të dyshuar për vrasje.

Shefi i policisë londineze, Tim Goduin, ka mbajtur takim me gazetarët.

"Kemi marrë një mbështetje të madhe publike. Jemi duke punuar shumë për të identifikuar të gjithë shkelësit. Do të vazhdojmë, edhe nëse një gjë e tillë na merr muaj. Ky është premtimi ynë për londinezët", ka thënë ai.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka premtuar se vendi nuk do të goditet nga bandat, ndërsa ata që thyejnë ligjin, ka shtuar ai, do të ndëshkohen.
XS
SM
MD
LG