Ndërlidhjet

Vestervelle, negociatat zgjidhin situatën në Siri


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka takuar homologun e Egjiptit, Muhamed Kamel Amer. Temë e diskutimeve, pos tjerash, mësohet të kenë qenë ngjarjet në Siri.

"Ne besojmë se ndërhyrja ushtarake nuk do ta zgjidhë situatën në Siri. Zgjidhja e situatës duhet të bëhet përmes negociatave dhe dialogut me të gjitha palët. Në fakt, lidershipi sirian ka vendosur kushte të arsyeshme për negociata, të tilla si heqja e ligjit të emergjencës, hartimi i një kushtetute të re etj. Por, për fat të keq, këto parime janë shoqëruar me gjakderdhje dhe dhunë në rritje. Gjakderdhja nuk është e pranueshme", ka thënë Vestervelle para gazetarëve në Berlin.

Komentet e tij vijnë në kohën kur të dhënat e aktivistëve dhe dëshmitarëve në Siri flasin për të paktën 11 të vrarë në protestat që u zhvilluan pas lutjeve të së premtes.
XS
SM
MD
LG