Ndërlidhjet

logo-print

Gjermanët e shqetësuar për lirimin e një të dyshuari afgan


Njësia elite e komandos gjermane (KSK) ka publikuar një kumtesë, për të shprehur mospajtimin e saj lidhur me lirimin e një afgani, të cilin kjo njësi e kishte arrestuar për pjesëmarrje në një sulm vdekjeprurës kundër trupave gjermane.

Njësia elite, së bashku me forcat afgane, kishte arrestuar Mohamed Naimin në muajin mars, nën dyshimet se kishte marrë pjesë në një sulm kundër trupave gjermane në fillim të këtij viti. Me këtë rast ishin vrarë tre ushtarë dhe disa të tjerë ishin plagosur rëndë.

I dyshuari Naim u është dorëzuar autoriteteve në Kabul. KSK-ja thekson se i dyshuari afgan “është liruar nga hetuesit në fillim të qershorit për shkak të mungesës së provave direkte për pjesëmarrjen e tij në këtë akt”.

Njësia elite e komandos operon në fshehtësi dhe rrallëherë bënë komente publike.
XS
SM
MD
LG