Ndërlidhjet

Rrëmbehet një shtetas amerikan


Një qytetar amerikan është rrëmbyer nga shtëpia e tij në qytetin lindor Lahore të Pakistan, ka njoftuar policia.

Edhe ambasada amerikane e ka konfirmuar lajmin, por, nuk ka dhenë detaje të tjera për identitetin e personit, i cili punonte për kompaninë J.E Austin Associates.

Ai ishte duke punuar në mënyrë të paligjshmenë në një projekt të zhvillimit të vendit në zonat fisnore.

Gjashtë deri në tetë rrëmbyes thuhet se kanë hyrë në shtëpi në mëngjes herët duke e detyruar shoferin e të rrëmbyerit të trokasë në derë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.
XS
SM
MD
LG