Ndërlidhjet

Ushtria siriane sulmon qytetin e Latakias


Aktivistët në Siri thonë se forcat e ushtrisë siriane kanë hyrë në qytetin bregdetar Latakia me të shtëna intensive.

Sipas aktivistëve, deri në 20 tanke dhe automjete të tjera të blinduar janë vendosur nëpër pjesë të ndryshme të këtij vendi, siç thuhet, për t’i goditur protestuesit që janë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Të premten, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u bëri thirrje disa shteteve për të ndaluar blerjen e naftës dhe gazit nga Siria, në mënyrë që të bëhet presion ndaj presidentit Bashar al-Asad, mbi goditjet brutale ndaj protestuesve.

Aktivistët dhe dëshmitarët në Siri, thanë se të paktën 11 protestues u vranë dje.

XS
SM
MD
LG