Ndërlidhjet

logo-print

Shënohet 50 vjetori i fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit


Në Gjermani sot shënohet 50 vjetori, prej se pjesa lindore komuniste e filloi ndërtimin e Murit të Berlinit, që e ndau këtë qytet për 28 vite.

Në mëngjes më 13 gusht 1961, banorët e Berlinit Lindor, posa u zgjuan, i panë ushtarët që i kishin bllokuar rrugët, i kishin ndërprerë trenat dhe e kishin filluar ndërtimin e murit me tela gjemborë dhe me gurë të lidhur me çimento.

Gjatë viteve, Muri i Berlinit u rrit në lartësi dhe në gjatësi duke arritur në më tepër se 155 kilometra.

Duke folur me rastin e kësaj date të hidhur, prefekti i Berlinit, Klaus Voverejt, tha se Muri nuk duhet të harrohet në Gjermaninë e ribashkuar.

Presidenti i Gjermajnisë, Kristian Vulf, dhe kancelarja Angela Merkel, që ishin rritur në Gjermaninë Lindore, morën pjesë në këtë manifestim përkujtues.

Dihet se së paku 136 vetë, që mendohej se ishin refugjatë, kanë vdekur në këtë Mur, i cili përfundimisht u rrëzua më 9 nëntor 1989, gjatë kryengritjes.

Sot, në vend janë vetëm disa seksione origjinale të Murit, për t’i përkujtuar disa për vazhdimësinë e ndarjes ekonomike ndërmjet perëndimit të pasur dhe lindjes më të varfër.
XS
SM
MD
LG