Ndërlidhjet

Kryengritësit libianë shkojnë në drejtim të Tripolit


Luftëtarët kryengritës në Libinë Perëndimore, sipas raportimeve të mediave, kanë shënuar përparim brenda qytetit bregdetar të Zavijahit pas luftimeve të egra me forcat e qeverisë.

Kryengritësit kanë përdorur armë kundër tankeve për të shënuar një përparim deri në 7 kilometra.

Një zëdhënës i kryengritësve tha se forcat po ashtu kanë marrë qytetin malor të Garianit, një vend strategjik, 80 kilometra në jug të kryeqytetit.

Kryengritësit kanë nisur edhe një ofensivë të re nga Nafusa, duke u përpjekur që të lëvizin kah bregdeti perëndimor i Tripolit.

Në lindje të shtetit, punonjësit shëndetësorë thanë se në dy ditët e fundit të paktën 21 kryengritës dhe ushtarë qeveritarë janë vrarë gjatë luftimeve për një terminal nafte në Brega.
XS
SM
MD
LG