Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: U gjetën trupat e pajetë të afganëve të rrëmbyer


Zyrtarët thonë se trupat e pajetë të së paku pesë ushtarëve afganëve janë gjetur, disa ditë pasi militantët i kishin rrëmbyer tetë pjesëtarë të sigurisë afgane, në pjesën e trazuar lindore të këtij vendi.

Zëdhënësi lokal, Shaidullah Shahid, tha se rrëmbimi kishte ndodhur të enjten, më 11 gusht, në vendin Daj Mirdad, në provincën Vardak.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim.

Në këtë rajon janë parë luftime të rënda ndërmjet kryengritësve dhe forcave të koalicionit, përfshirë edhe rrëzimin e helikopterit të Shteteve të Bashkuara.

Ky incident i rëndë, me ç’rast u vranë 38 ushtarë amerikanë dhe afganë, ishte sulmi më vdekjeprurës kundër forcave të koalicionit, prej fillimit të luftës në Afganistan.

XS
SM
MD
LG