Ndërlidhjet

Nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe


Nga data 15 e deri më 27 gusht, në Prishtinë do të mbahet Seminari i 30-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Një numër i konsiderueshëm i studiuesve nga vende të ndryshme pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, përkatësisht në kurse e seminare në fushën e albanologjisë.

Blerta Ismaili, sekretare profesionale e seminarit, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë këtyre ditëve do të mbahen tryeza, referime dhe sesione shkencore, ku një nga temat do të jetë edhe “Gramatika e gjuhës shqipe në tekstet shkencore”.
XS
SM
MD
LG