Ndërlidhjet

Londër, gjykimet e para për vrasje


Autoritetet britanike kanë njoftuar se dy persona do të paraqiten para gjykatës në lidhje me vrasjet gjatë trazirave.

Ata akuzohen se kanë goditur për vdekje tre njerëz, të cilët përpiqeshin të mbronin lagjen e tyre nga plaçkitjet.

Dy të pandehurit janë rastet e para që akuzohen në lidhje me viktimat që pësuan gjatë trazirave më të këqija në Britani në disa dekada.

Harun Jahan, Shazad Ali dhe Abdul Musavir janë vrarë në hyrje të një pike karburanti, në lagjen Uinson Grin të Birminghemit.

Xhoshua Donald dhe një 17-vjeçar i gjinisë mashkullore rëndohen me tri aktakuza për vrasje.

Një total prej 509 personash është arrestuar në qytetin e Birminghemit pas trazirave të javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG