Ndërlidhjet

Sulm me raketa në Pakistan, tre të vrarë


Të paktën tre ushtarë pakistanezë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur pas sulmit me raketa në kampin e tyre.

Katër raketa raportohet ta kenë goditur kampin në Miranshah – qytetin kyresor të Vaziristanit – në kohën kur trupat paramilitare po përgatiteshin për asamblenë e Ditës së Pavarësisë.

Vaziristani verior thuhet të jetë strehë e shumë talibanëve.

SHBA ka kërkuar nga Islamabadi të kryejë një ofensivë të re në qarkun fisnor për të çrrënjosur militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG