Ndërlidhjet

Shembet skena në Indiana, 4 viktima


Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pas shembjes së skenës në Indiana.

Autoritetet thonë se skena ka pësuar nga stuhia që ka përfshirë vendin, në kohën kur bendi muzikor Shugërlend përgatitej të performonte.

Në mesin e të plagosurve ndodhet të paktën një fëmijë.
XS
SM
MD
LG