Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan, sulmi vret 19 persona


Zyrtarët spitalorë thonë se të paktën 19 vetë kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në qendër të Afganistanit.

Shumica e të vrarëve në sulmin ndaj kompleksit të guvernatorit të Parvanit, janë vetë punonjësit e këtij institucioni.

Raportet e para thonë se gjashtë kamikazë kishin sulmuar kompleksin së bashku me një person të armatosur.

Dëshmitarët kanë dëgjuar dy shpërthime të mëdha dhe breshëri armësh.
Guvernatori i provincës Parvan, Abdul Basir Salangi, u ka deklaruar mediave se sulmet ndodhën derisa ai po mbante një mbledhje.

Kryengritësit, talebanët kanë nisur një seri sulmesh kundër objektivave të qeverisë që nga viti i kaluar.
XS
SM
MD
LG