Ndërlidhjet

Arrestohen 19 shqiptarë e serbë për trafikim e prostitucion


Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 19 personave të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Sabrie Kamberi e ka konfirmuar lajmin dhe tha se “arrestimet kanë ndodhur në rajonin e komunës së Gjilanit”.

Ajo tha po ashtu se 12 nga të arrestuarit janë femra dhe shtetase të Serbisë.

Sipas Kamberit, Njësia kundër Trafikimit me Njerëz ka ndërmarrë këtë aksion në kuadër të një aksion të koduar OKI.

XS
SM
MD
LG