Ndërlidhjet

Vritet ushtari që ka shërbyer në Kosovë


Një ushtar francez është qëlluar për vdekje në rajonin Kapisa të Afganistanit.

Lajmin e konfirmoi vetë presidenca franceze.

Vdekja e tij çon në 74 numrin e ushtarëve francezë të vrarë në Afganistan që nga viti 2001.

Sipas burimeve ushtarake franceze, incidenti ndodhi kur ushtarët e Francës dhe të Afganistanit po kryenin një operacion kërkimi.

Ushtari i vdekur është identifikuar si Kamill Levrel.

Mësohet se 36-vjeçari ka shërbyer në Kosovë dhe në Çad.
XS
SM
MD
LG