Ndërlidhjet

Su Ki premton ndryshime para mbështetësve


Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Su Ki, ka takuar mijëra mbështetës të saj në udhëtimin e parë politik, prejse është liruar nga arresti shtëpiak nëntorin e kaluar.

Ajo foli para një turme njerëzish në qytetin Bago, rreth 80 kilometra larg qytetit kryesor të Rangunit.

Su Ki u ka bërë thirrje mbështetësve të tregojnë durim, derisa ajo po përpiqet të sjellë ndryshime demokratike në vend.

"Unë e di se çfarë dëshironi dhe unë do të bëj çmos për ta përmbushur atë hap pas hapi. Por, ajo është e pamundur të arrihet pa përkrahjen e popullit”, tha Su Ki.

Ajo ka udhëtuar edhe drejt qytetit Tanatpin, ku u ka bërë thirrje banorëve të punojnë për ndryshime, pavarësisht vështirësive ekonomike.

Turneu i sotëm shënon udhëtimin e parë politik të Su Kisë që nga viti 2003, kur ajo u arrestua nga forcat ushtarake dhe u vendos nën arrest shtëpiak për plot shtatë vjet.
XS
SM
MD
LG