Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Afganistan


Nga një sulm vetëvrasës në Afganistan kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, ndërsa janë plagosur 34 të tjerë.

Shpërthimi thuhet të ketë ndodhur në kompleksin e guvernatorit Parvan.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme afgane thanë se ngjarja ndodhi në kohën kur zyrtarët u takuan për të diskutuar çështjet e sigurisë.

Sipas guvernatorit të Parvanit, 16 nga të vrarët janë punëtorë të qeverisë dhe gjashtë policë.

Ministria e Brendshme në Afganistan tha se gjashtë kamikazë kishin sulmuar kompleksin së bashku me një person të armatosur.

Një vetëvrasës thuhet se hodhi vetën në erë në portën e kompleksit, duke ua mundësuar të tjerëve që të futën brenda.

Dëshmitarët thanë të kenë dëgjuar të paktën pesë shpërthime të mëdha dhe breshëri armësh pas sulmit.

Talibanët morën përgjegjësinë. Parvan ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Kabul.
XS
SM
MD
LG