Ndërlidhjet

Itali, sindikata kërcënon me grevë - shkak masat e kursimit


Liderja e sindikatës më të madhe të Italisë kërcënon të futet në grevë, në shenjë proteste kundër masave të ashpra ekonomike, të cilat mbështeten nga kryeministri Silvio Berluskoni.

Suzana Kamuzo tha se greva është e vetmja mënyrë për të ndryshuar “padrejtësinë” e masave të kursimit, për të cilat kritikët thonë se do të prekin klasën e mesme dhe do të përkeqësojnë ekonominë e vendit.

Masat e kursimit që përfshijnë shkurtime të shpenzimeve, shkurtime të vendeve të punës dhe rritje taksash, janë përgjigje ndaj kërkesave të Bankës Qendrore Evropiane, në kohën kur Italia rrezikohet nga kriza e borxhit.

XS
SM
MD
LG