Ndërlidhjet

Vështirësitë financiare mund të mbyllin shtëpinë e Edgar Posë


Shtëpia ku jetonte në varfëri shkrimtari dhe poeti amerikan, Edgar Allen Po, në vitet 1800, e që tani shërben si muze, së shpejti mund të jetë e detyruar të mbyllë dyert e saj përgjithmonë.

Për vitin e dytë me radhë, shtëpia, e cila ndodhet në Baltimor të Merillendit, nuk ka marrë fonde nga qyteti, i cili ka problemet e veta financiare.

Deficiti i Baltimorit është rritur për 120 milionë dollarë në vitin fiskal të 2011-ës, duke e detyruar vendin të financojë vetëm shërbimet e domosdoshme.
XS
SM
MD
LG