Ndërlidhjet

Gadafi bën thirrje për beteja të reja luftimesh


Udhëheqësi libian Muhamer Gadafi sot u ka bërë thirrje përkrahësve të tij për t'u përgatitur për "beteja për çlirim”.

Kjo deklaratë e Gadafit, thuhet se u dha në një mesazh audio në televizionin e Libisë.

Ndërkohë, kryengritësit libianë thanë se kanë përparuar në luftime në dy qytete strategjike afër Tripolit.

Luftimet janë raportuar në Zavija, vetëm 50 kilometra në perëndim të Tripolit, dhe Gharjan, 80 kilometra në jug.

Juma Ibrahim, një zëdhënës i kryengritësve, tha se luftëtarët e tyre janë duke shkuar përpara, duke bllokuar rrugët kryesore të furnizimit të Tripolit.

Mirëpo, një zëdhënës nga qeverina libiane, megjithatë tha se të dyja qytetet mbeten "nën kontrollin e plotë”.
XS
SM
MD
LG