Ndërlidhjet

Në Siri, 32 të vrarë


Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Siri, thonë se 32 civilë janë vrarë derisa kanë protestuar kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Aktivistët thanë se shumë nga vrasjet ndodhën në qytetin bregdetar Latakia, ku ushtria siriane me tanke ka gjuajtur në lagjet kryesisht me numër të madh të popullsisë.

Rreth 24 njerëz besohet të jenë vrarë në Latakia, duke përfshirë edhe një vajzë dy vjeçare.

Sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Siri, shumica e viktimave ishin të vrarë nga mitralozët.

Dëshmitarët kanë deklaruar se kjo ishte dita më e keqe e dhunës në Latakia që nga fillimi i protestave kundër qeverisë së Asadit.
XS
SM
MD
LG