Ndërlidhjet

Irak: 30 të vrarë nga dy shpërthime


Të paktën 30 persona raportohet të jenë vrarë nga dy shpërthime në qytetin qëndror irakian Kut. Ndërsa më shumë se 50 të tjerë raportohet se janë plagosur.

Një zyrtar i sigurimit tha se një makinë bombë dhe një bombë në anë të një rruge shpërtheu në një zonë të mbushur me njerëz në qendër të qytetit, i cili gjendet 160 kilometra në jug të Bagdadit.

Një mjek në spital tha se në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë.

Dhuna në Irak është në rënie që nga viti 2006, por, sulmet e tilla janë duke vazhduar ende.
XS
SM
MD
LG