Ndërlidhjet

HRW: "Të gjithë fajtorë" në konfliktin e Somalisë


Organizata ndërkombëtare, Human Rights Watch, thotë se të gjitha palët në Somali janë fajtore për shkelje serioze të ligjeve ndërkombëtare.

Në raportin e kësaj organizate, “Nuk di kë ta fajësosh“, thuhet se të gjitha palët në konflikt duhet të përfundojnë abuzimet kundër civilëve dhe të sigurojnë somalezët të kenë qasje në ndihma.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se grupi i armatosur Al-Shabaab, Qeveria e Somalisë, forcat paqeruajtëse të Unionit Afrikan si dhe Kenia e Etiopia, të gjitha bashkërisht janë fajtore për gjendjen e rëndë të civilëve në Somali.

Human Rights Watch thotë se Qeveria në Somali, duhet të përmirësojë gjendjen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përkrahë perëndimorët në mbështetjen e tyre për ndihmë.

Një zëdhënës i qeverisë së përkohshme federale i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se vendi është i angazhuar për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG