Ndërlidhjet

OKB: Kërkohen liderë të dobët


Ban Ki-Mun
Ban Ki-Mun
"Guardian"

Para shtatëdhjetë vjetësh, anijet luftarake lëshuan spirancat e tyre në Njufaundllend të Kanadasë. Çurçilli dhe Ruzvellti vendosën parimet e një bote të pasluftës, duke bërë kështu hapin e parë drejt krijimit të Kombeve të Bashkuara.

Sot ndërkaq, ky institucion përballet me një gamë të gjerë problemesh, disa prej tyre me potencial të përhershëm.

Miopia e qeverive të fuqishme është dëshmuar qartazi në preferencat e tyre për kandidatë të dobët që përzgjidhen në postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ndonjëherë edhe mund ta kenë gjykuar keq njeriun e tyre dhe rezultatet kanë qenë interesante.

Me Dag Hamarheldin, ishte paqeruajtja. Me Kofi Ananin, ishin objektivat e mijëvjeçarit. Me riemërimin jo të zhurmshëm të Ban Ki Moon-it këtë verë, synimet u përmbushën.

Zoti Ban kryeson mbi dekompozimin e ngadalshëm të sekretariatit të Kombeve të Bashkuara, një institucion ky i cili ishte dashur të ishte në tehun e përparimeve.

Organizata Human Rights Watch, në raportin vjetor ka vlerësuar se “Ban ki Moon, jo vetëm që nuk e ka dënuar dhunën, por në raste madje ka portretizuar qeveritë represive në një dritë pozitive”. Kina, Burma e Shri Lanka kanë përfituar nga dora e butë e zotit Ban.

Pas pranverës arabe, është më e vështirë të mohosh se të drejtat universale janë në fakt të tilla dhe përkundër ekspozimit mbresëlënës të organizatave ndërkombëtare, vetëm Kombet e Bashkuara janë ato që kombinojnë anëtarësim universal me vlera universale.

Mijëra shërbime të OKB-së flasin çdo ditë në emër të këtyre vlerave, atëherë kur kemi të bëjmë me urinë, gjykatat e tribunalet ndërkombëtare, me shëndetësinë, zgjedhjet, fëmijët apo kulturën.

Shumë prej tyre kanë pasur sukses dhe për këto qëllime OKB-ja ka fituar Çmimin Nobel 10 herë, por paqeruajtja është lënë anash.

Iraku dhe Afganistani kanë dhënë mësime për impotencën e një force që nuk ka legjitimitet.

Kombet e Bashkuara aktualisht ngjajnë me katedralen Gaudi, të Familjes Sagrada. Është gjysmë e ndërtuar, arritje të mëdha ndërlidhen me emrin që ka, por pjesët nuk janë të ndërlidhura dhe themelet tani janë në rrezik.

Miliona njerëz kanë nevojë për strehimin dhe mbrojtjen e saj. Historia do të jetë ë vërejtur ndaj atyre që nuk investojnë në rindërtimin e këtij institucioni.(a.v.)
XS
SM
MD
LG