Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga shpërthimet me bomba në Irak


Qytete të ndryshme të Irakut janë goditur nga një varg shpërthimesh me bomba, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur mbi 200 të tjerë.

Nga shpërthimi i dy bombave në një shesh në qytetin qendror të Kut, mbeten të vdekur të paktën 34 persona kurse u plagosen me shumë se 60.

Zyrtarët thonë se bomba e parë ndodhi në një treg, kurse e dyta ndodhi deri sa ekipet e shpëtimit dhe të dëmtimit erdhën në vendin e ngjarjes.

Në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit, të paktën tre vetë u vranë kur një makinë bombë shpërtheu jashtë një ndërtesë të policisë.

Dy kamikazë sulmuan një njësi të policisë se Irakut kundër terrorizmit në Tikrit, duke vrarë të paktën dy policë.

Një person u vra kur në një motor shpërtheu një bombë në Kirkuk, kurse disa persona të tjerë vdiqën po ashtu nga disa bomba në Qerbela, në jug të Irakut.

Të paktën katër ushtarë janë raportuar se u vranë në një postbllok të ushtrisë irakiane në Bakuba, kryeqyteti i provincës Diyala.

Për shpërthime raportohet në Bagdad, Ramadi, Taxhi dhe Balad ku janë plagosur dhjetëra persona.
XS
SM
MD
LG