Ndërlidhjet

logo-print

Nis ndërtimi i urës, serbët kundërshtojnë


Në fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrrisë, ka nisur ndërtimi i një ure 110 metërshe. Banorët serbë të këtij fshati kanë kundërshtuar ndërtimin e saj.

Në kohën kur ka nisur vënia e gurë-themelit, rreth 100 banorë serbë janë tubuar në vendin e ngjarjes, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të flitet për kundërshtime të mëdha”, por siç ka thënë ai, banorët serbë në këtë vendbanim, kanë mbajtur një protestë “pasive” kundër fillimit të ndërtimit të urës.

Ndërtimi i urës do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.
XS
SM
MD
LG