Ndërlidhjet

Sot në histori


Teksti dhe video: Associated Press

Vdekja e Makbethit, mbretit të Skocisë, premiera e filmit "Magjistari nga Ozi", dorëzimi i Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, hapja e festivalit më të madh të muzikës "Vudstok" si dhe shumë ngjarje të tjera që janë shënuar në ditën e sotme në histori.





1057
Makbethi, mbreti i Skocisë, u vra nga biri i mbretit Dunkan.













1769
Napoleon Bonaparta u lind në ishullin e Korsikës.










1935
Humoristi Uill Roxhers dhe piloti Uilej Post u vranë kur aeroplani i tyre u rrëzua në afërsi Point Barrou, Alaskë.














1939
Filmi "Magjistari nga Ozi" dha premierën në teatrin kinez “Grauman” në Hollivud.











1944
Forcat aleate zbarkuan në jug të Francës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.











1945
Dorëzimi i Japonisë në Luftën e Dytë Botërore












1947
India u bë e pavarur pas 200 vjetëve të sundimit britanik.













1969
U hap për herë të parë festivali i muzikës “Vudstok”, i cili u mbajt në Nju Jork.








2001
U zbulua një sistem tjetër diellor - dy planete rrotullohen rreth një ylli në Arushën e Madhe.












2006
Izraeli filloi tërheqjen e forcave të tij nga jugu i Libanit. (g.k.)











XS
SM
MD
LG