Ndërlidhjet

Abasi: Shumë i kënanqur me takimet në Sarajevë


Lideri palestinez, Mahmud Abas, tha se është “shumë i kënaqur” me takimet e sotme me zyrtarë të lartë të Bosnjës, që është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë vizitës me të cilën ka kërkuar mbështetje për synimin palestinez për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Pas takimit me ministrin e jashtëm të Bosnjë Hercegovinës, Sven Alkalaj, zoti Abas theksoi:

“Ne arritëm te një marrëveshje, se ne duhet t’i vazhdojmë konsultimet tona në të ardhmen e afërt, derisa ne të shkojmë në Kombet e Bashkuara. Ne presim mbështetje të plotë nga ata, siç na thanë, dhe ne u besojmë”, tha Mahmud Abas.

Zoti Abas nuk tha se nëse ai në mënyrë specifike kishte marrë premtim për mbështetjen e Bosnjë Hercegovinës për synimet palestineze për anëtarësim në OKB.

Ai sot është takuar edhe me tre anëtarët e presidencës së përbashkët të Bosnjës: me kroatin Zhelko Komshiç, me serbin Nebojsha Radmanoviq, dhe me myslimanin Bakir Izetbegoviq.
XS
SM
MD
LG