Ndërlidhjet

I dërguari i OKB-së në Tunizi për bisedime për Libinë


I dërguari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun, për Libinë, është nisur sot për në Tunizi, duke thënë se ai do tu bashkohet bisedimeve ndërmjet kryengritësve dhe qeverisë së Muamer Gadafit.

I dërguari është Abdul Ilah al-Katib, ish ministër i jashtëm i Jordanisë. Ai tha se negociatat për të ardhmen e Libisë do të mbahen në një hotel në kryeqytetin e Tunizisë.

Më herët, burime të paemëruara e të afërta me shërbimet e sigurisë së Tunizisë, thanë se përfaqësuesit e të dy palëve që po luftojnë, janë takuar në ishullin Gjebra të Tunizisë.
XS
SM
MD
LG