Ndërlidhjet

Raportet: Ministri i brendshëm largohet nga regjimi i Gadafit


Zyrtarët e Egjiptit thonë se ministri i brendshëm i Libisë, Nasër al-Mabrouk Abdullah, me familjen e tij, ka arritur sot në Kajro, derisa ka pasur raporte se ai po e braktiste liderin e Libisë, Muamer Gadafi.

Raportohet se ministri Abdullah arriti në Egjipt, derisa kryengritësit, që po luftojnë për ta përmbysur regjimin e Gadafit, thanë se kanë avancuar në disa qytete, nga të cilat kontrollohen rrugët kryesore furnizuese për në kryeqytetin Tripoli.
XS
SM
MD
LG