Ndërlidhjet

Suedi: U shënua 20 vjetori i pavarësisë së vendeve baltike


Kryeministrat e Estonisë, të Letonisë, Lituanisë dhe të Suedisë, sot e shënuan 20 vjetorin e pavarësisë së tri vendeve baltike, në një takim në Stokholm të Suedisë.

Ngjarja u zhv illua në sheshin kryesor të Stokholmit, ku një grup i shtetasve në mënyrë private e kishin nisur një varg të takimeve, të mbajtura çdo të hënë, prej marsit të vitit 1990, e deri në shtator të vitit 1991.

Të ashtuquajturat “takime të së hënës”, shërbyen si pikë e takimeve për grupe në ekzil dhe për njerëzit që luftonin për pavarësi nga ish Bashkimi Sovjetik.

Pos, zyrtarëve të lartë qeveritarë, në tubimin e sotëm, në të cilin morën pjesë afro një mijë vetë, ishin të pranishëm edhe kryetarë të parlamenteve, ministra qeveritarë dhe të zyrtarë të tjerë.
XS
SM
MD
LG