Ndërlidhjet

HRW: Në Somali të gjithë janë fajtorë, përfshirë paqeruajtësit


Organizata Human Rights Watch thotë se në Somali të gjithë janë fajtorë për shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe forcën paqeruajtësve të Unionit Afrikan, të mandatuar nga OKB-ja (AMISOM).

Në raportin e HRW-së me titull “Ju nuk e dini se kend ta fajësoni”, pos tjerash, theksohet se të gjitha palët në konflikt do të duhej t’i ndalnin abuzimet kundër civilëve dhe të mundësojnë që somalezët të kenë qasje në ndihma.

HRW thekson se grupi islamik i armatosur, al-Shabab, qeveria e Somalisë, forcat e Unionit Afrikan, dhe Kenia e Etiopia fqinje, të gjithë janë për fajësim për vuajtjet e mëdha të civilëve somalezë.

Në raportin e HRW-së, mëtutje, theksohet se qeveria e Somalisë duhet t’i përmirësoj të arriturat në fushën e të drejtave të njeriut, ose mbështetësit e saj perëndimorë duhet ta rishqyrtojnë këtë përkrahje.

Një zëdhënës i qeverisë në tranzicion i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ajo është e përkushtuar për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG