Ndërlidhjet

SHBA: Të akuzuarit për terrorizëm thonë se nuk janë fajtorë


Pesë personat nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara, të akuzuar për formimin e unazës lokale për të ndërmarrë luftë të shenjtë islamike, mbrëmë vonë, në një gjykatë federale, kanë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë.

Të akuzuarit ishin në mesin e grupit, që së pari u akuzuan në vitin 2009, për konspiracion për kryerje të akteve terroriste, përfshirë edhe trajnimin dhe synimin për të ndërmarrë sulme në vendet si Kosova, Jordania dhe Rripi i Gazës.

Procesi gjyqësor i tyre pritet të filloj në mesin e muajit shtator.

Katër prej tyre, Dilan Bojd (24 vjeçar), Zijad Jagji (23), Mohamed Omar Ali Hasan (24) dhe Hysen Sherifi (27 vjeçar), do të gjykohen së bashku, ndërsa i pesti, Anes Subashiq, 35 vjeçar, që në gjykatë e përfaqëson vetveten, e që gjatë procedurave para gjyqësore ishte përçarës, pritet të gjykohet ndaras.
XS
SM
MD
LG