Ndërlidhjet

OKB: Palestinezët largohen nga kampi i refugjatëve në Siri


Kombet e Bashkuara thonë se mijëra refugjatë palestinezë ishin detyruar të largohen nga kampi në portin e Sirisë, Latakia, për shkak të goditjeve me predha nga forcat qeveritare.

Zëdhënësi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihma, Kris Gunes, tha se 5 mijë, prej 10 mijë refugjatëve, ishin në lëvizje.

Ai njoftoi se së paku katër vetë ishin vrarë dhe ka kërkuar qasje të menjëhershme në terren.

Ky zëdhënës theksoi se palestinezët u larguan pasi Latakia i ishte nënshtruar zjarrit.

Dje u raportua se në Latakia kishte pasur të shtëna nga armatimi i rëndë.

Veprimtarët thonë se së paku 27 vetë janë vrarë në këtë qytet-port, prej të shtunës, kur kishte të shtëna intensive.
XS
SM
MD
LG