Ndërlidhjet

Refugjatët palestinezë largohen nga kampi


Qyteti Latakia në zjarr...
Qyteti Latakia në zjarr...

Kombet e Bashkuara thonë se mijëra refugjatë palestinezë ishin detyruar të largohen nga kampi në portin e Sirisë, Latakia, për shkak të goditjeve me predha nga forcat qeveritare.

Zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Ndihma dhe Punë (UNRWA), Kristofer Gunes, tha se palestinezët ishin larguar pasi Latakia i ishte nënshtruar zjarrit nga anijet luftarake afër bregdetit dhe nga sulmet tokësore.

Në kampin e refugjatëve ishin vrarë së paku katër vetë, tha ky zëdhënës, dhe kërkoi qasje të menjëhershme në terren.

Ne jemi ekstremisht të shqetësuar për situatën në Latakia, ku më se gjysma e kampit të refugjatëve, ndërmjet 5 mijë dhe 10 mijë, janë larguar.
Ne jemi ekstremisht të shqetësuar për situatën në Latakia, ku më se gjysma e kampit të refugjatëve, ndërmjet 5 mijë dhe 10 mijë, janë larguar. Ata u larguan nga zjarri që vinte nga anijet me armatim, ata u larguan për shkak të zjarrit nga toka dhe personeli i sigurisë u tha atyre që të largohen. Ne i themi qeverisë së Sirisë se dëshirojmë qasje të menjëhershme humanitare për t’i strehuar të sëmurët, ata që po vdesin, dhe për t’i zhvilluar programet tona”, tha Gunes.

Aktivistët në Siri thonë se së paku 27 vetë janë vrarë në Latakia, në operacionin ushtarak, që filloi të shtunën, megjithëqë Departamenti amerikan i shtetit tha të hënën se nuk ishte në gjendje të konfirmojë se marina e Sirisë e ka granatuar qytetin.

Sulmi ka nxitur dënim ndërkombëtar, përfshirë edhe nga fqiu arab, Jordania.

Të hënën, Turqia, ish aleat i afërt i Sirisë dhe fqinji i saj, i ka bërë thirrje Damaskut, që menjëherë t’i ndalë operacionet kundër protestuesve, ose do të ballafaqohet me konsekuenca të paspecifikuara.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, që javën e kaluar kishte udhëtuar në Siri, për të kërkuar që presidenti Basha al-Asad, ta ndalte gjakderdhjen, tha se nëse këto operacione nuk do të ndalen, atëherë “nuk mbetet asgjë për të thënë lidhur me hapat që do të ndërmerren”.

Operacionet kundër civilë, që janë intensifikuar në qytetet e mëdha, duhet të ndalen menjëherë dhe pa kushte.
Ngjarjet e zhvilluara në Deir al-Zour dhe Latakia nuk mund të falen. Ajo që ka ndodhur atje nuk mund të shihet si çështje e vet Sirisë nga aspekti i të drejtave të njeriut. Ne dëshirojmë t’i bëjmë përsëri thirrje regjimit të Sirisë. Operacionet kundër civilë, që janë intensifikuar në qytetet e mëdha, duhet të ndalen menjëherë dhe pa kushte”, tha Davutoglu.

Por, përkundër thirrjeve dhe dënimit ndërkombëtar, forcat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad e kanë vazhduar goditjen tremujore ndaj protestuesve në shkallë të vendit, që kërkojnë largimin e Asadit.

Organizata Amensty International thotë se afro 1700 civilë janë vrarë prej se kanë filluar trazirat anti-qeveri, në gjithë Sirinë, prej mesit të muajit mars.

Veprimtarët për të drejtat e njeriut pretendojnë se së paku 12 mijë vetë janë arrestuar gjatë protestave.

Damasku thotë se 500 forca qeveritare janë vrarë gjatë dhunës.

Raportet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur pasi Damasku nuk e ka lejuar shumicën e mediave të jashtme dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që të hyjnë në Siri, prej se ka filluar kryengritja. (f. b.)



Palestinians flee Syria refugee camp by reuters
XS
SM
MD
LG